Taravari zhvillon takim me Kryesinë e degës së ASH-së në Bogovinë

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:29

Taravari zhvillon takim me Kryesinë e degës së ASH-së në Bogovinë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me Kryesinë e degës së partisë në Komunën e Bogovinës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Taravari përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan Flaka

“Në takim me Kryesinë e degës së Bogovinës – ASH”, ka shkruar shkurtimisht Taravari, pa dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e diskutimeve apo temat e trajtuara gjatë këtij takimi.

Bogovina konsiderohet një nga zonat me rëndësi për Aleancën për Shqiptarët, dhe ky takim vjen në një moment kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po kalon në një fazë të re pozicionimesh dhe koordinimesh para zgjedhjeve lokale. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media