Saraj, anëtarë të rinj i bashkohen Aleancës së Selës

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 22:43 Përditësuar

Saraj, anëtarë të rinj i bashkohen Aleancës së Selës

Në një takim simbolik me nëndegët e Aleancës për Shqiptarët në Degën e Sarajit, strukturat lokale të partisë mirëpritën anëtarët e rinj që nga sonte i bashkohen zyrtarisht familjes politike të Aleancës për Shqiptarët dhe liderit të saj, Ziadin Sela, njofton Flaka

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rritjes së vazhdueshme të përkrahjes në terren, si dhe vendosmëria për të ndjekur rrugën e drejtë, për të mbrojtur një kauzë të pastër dhe për të rezistuar ndaj çdo stuhie politike.

“Çdo ditë po vërtetohet se shqiptarët po e shohin Aleancën si opsionin e vetëm të sinqertë dhe të pakompromis për përfaqësim të denjë. Mbështetja në rritje na motivon dhe na jep fuqi për të vazhduar betejat tona për një të ardhme më të mirë dhe më dinjitoze për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,” u theksua gjatë takimit.

Nga dega e Sarajit u theksua se ky angazhim do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muajt në vijim, duke fuqizuar strukturat dhe thelluar kontaktin me qytetarët në çdo lagje e fshat të komunës.

Aleanca për Shqiptarët vazhdon të përçojë mesazhin e unitetit, besimit dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar, duke konsoliduar pozitat e saj si një forcë e palëkundur në skenën politike shqiptare. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 22:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media