Kasami me arsyetime banale, kurse institucionet po mbushen me punësime njëetnike!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2025 22:46

Kasami me arsyetime banale, kurse institucionet po mbushen me punësime njëetnike!

Bilall Kasami, një nga liderët e koalicionit qeveritar VLEN, deklaroi në një intervistë në Aslat – Maqedoni, se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në fazë të avancuar diskutimi brenda partnerëve të qeverisë dhe pritet së shpejti të kalojë në procedurë qeveritare, shkruan Flaka. Sipas tij, vonesa e këtij ligji është shkaktuar pjesërisht nga përplasjet e brendshme në VLEN pas largimit të Arben Taravarit.

“Fatkeqësisht, ky ligj është vonuar edhe për shkak të debatit të brendshëm që kemi pasur si rezultat i largimit të Arben Taravarit. Në vend që sot të kishim ligj, si duket lufta e brendshme në VLEN e ka shtyrë këtë proces. Tani, të çliruar nga ky faktor destruktiv, presim që ligji të dalë para opinionit shumë shpejt”, tha Kasami.

Megjithatë, ky justifikim është vënë në pikëpyetje, sidomos në dritën e deklarimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka bërë të ditur se koncepti i ligjit ka qenë gati që në dhjetor të vitit 2024, dhe aktualisht është në fazën e konsultimeve me ekspertë të së drejtës kushtetuese për të shmangur kontestime në Gjykatën Kushtetuese.

Udhëheqës të grupit punues për këtë ligj janë zëvendëskryeministrat nga radhët e VLEN-it, Arben Fetai dhe Izet Mexhiti, të cilët kanë premtuar se projektligji do të garantojë përfaqësim të barabartë të të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore.

Pavarësisht këtyre zotimeve, shqetësimet për diskriminim në punësime vazhdojnë. Aktualisht, nuk ekziston ndonjë mekanizëm juridik që garanton mbrojtjen e komuniteteve jo-maqedonase nga diskriminimi gjatë punësimeve në sektorin publik. Në mungesë të këtij ligji, institucionet vazhdojnë të mbushen me punësime pothuajse ekskluzivisht nga komuniteti maqedonas.

Duket që deklarata e Kasamit synon të kamuflojë përgjegjësinë për vonesat dhe të shmangë presionin publik mbi qeverinë, ndërkohë që qytetarët, sidomos shqiptarët, po përballen me pasojat e mungesës së një kornize të qartë ligjore për barazi dhe përfaqësim.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues”, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk po mbahet llogari për përkatësinë etnike. Flaka Media

281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2025 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?