Arsovska dëgon dosjen e Çairit në Prokurori
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka njoftuar se sot ka dorëzuar dokumentacion të rëndësishëm në Prokurorinë Publike në Shkup, që ka të bëjë me ndërtime pa leje në Komunën e Çairit.
“Në Prokurori janë dorëzuar dokumente relevante për ndërtime pa leje në Komunën e Çairit, me shpresë se më në fund do të ndërmerren hapa konkretë për sigurimin e provave, të cilat, siç theksoi ajo, po tentohet të shkatërrohen,” deklaroi Arsovska.
Ajo bëri të ditur se për të siguruar provat e falsifikuara, që përbëjnë bazë për procedura ligjore dhe për të cilat Prokuroria është e detyruar të veprojë sipas detyrës zyrtare, nga ana e Qytetit të Shkupit janë publikuar më shumë se 15 komunikata për opinionin publik. Arsovska theksoi se të gjitha të dhënat janë bërë publike dhe se Prokuroria është e njohur me përmbajtjen e tyre, gjë që sipas saj, është dëshmuar edhe përmes deklaratave të përfaqësuesve të saj për mediat.
Sipas saj, edhe pse Zyra Kadastrale e Pasurive të Paluajtshme ishte e informuar drejtpërdrejt për rastin, ka vepruar në kundërshtim me ligjin. “Me kërkesë të Visar Ganiut janë fshirë regjistrimet për legalizime, por me këtë ai në fakt ka pranuar fajësinë e tij,” theksoi kryetarja e Shkupit.
Kjo deklaratë vjen në vazhdën e akuzave të ndërsjella mes Danella Arsovskës dhe kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për shkelje të ligjit dhe menaxhim të parregullt me pronën publike.
Portali juaj mund të ndjekë më tej zhvillimet në këtë rast, i cili pritet të marrë përmasa më të gjera ligjore dhe politike në ditët në vijim. Flala