Nazim Taipi: Mashtrim të thuash 2.500 punësime – asnjë të dhënë zyrtare!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2025 19:37

Nazim Taipi: Mashtrim të thuash 2.500 punësime – asnjë të dhënë zyrtare!

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, z. Nazim Taipi, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të fundit të koalicionit VLEN lidhur me pretendimet për mijëra punësime dhe avancime në administratën shtetërore.

Sipas Taipit, pretendimet për “2’500 punësime dhe 800 avancime” janë të pabazuara, të paprovueshme dhe pjesë e një propagande të tejkaluar elektorale.

“Të thuash se ‘po realizohen 2’500 punësime dhe 800 avancime’, pa asnjë të dhënë zyrtare, pa asnjë raport të publikuar, dhe pa asnjë transparencë institucionale, nuk është diçka tjetër veçse një ofendim ndaj inteligjencës së qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që kanë realisht nevojë për punësim të ndershëm,” u shpreh Taipi.

Ai vlerëson se edhe nga pikëpamja procedurale, nuk ka kohë reale për punësime legjitime, pasi vetëm procedurat standarde për konkurse dhe testime zgjasin më shumë se periudha që ka mbetur deri në shpalljen e zgjedhjeve.

“E vetmja gjë që mund të bëhet në këtë kohë janë kontratat në vepër – të njëjtat skema të vjetra që janë përdorur gjithmonë për konsum elektoral. Asgjë e re për qytetarët, vetëm mashtrime të ricikluara,’’ shton ai.

Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, Taipi thekson se Qeveria po e shfrytëzon atë për manipulim mediatik, duke e paraqitur si arritje diçka që nuk ka kaluar ende në Kuvend.

“Kalimi në Qeveri nuk është arritje. Arritje është kur ligji miratohet në Kuvend dhe dërgohet në Komisionin e Venedikut për vlerësim ndërkombëtar. Gjithçka tjetër është teatër politik,’’ nënvizoi Taipi.

Ai vuri në dukje gjithashtu se shumë projekte zhvillimore në komunat shqiptare janë refuzuar nga ministritë dhe agjencitë shtetërore vetëm për arsye politike, duke shfaqur fytyrën e vërtetë të diskriminimit institucional që po thellohet.

“Të flasësh për ‘bollëk’, ndërkohë që në shumë vendbanime shqiptare ende mungojnë ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura më bazike, është një fyerje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira,” përfundoi Taipi.

Në fund, ai shprehu keqardhje për ish-bashkëpartiakët e tij, që sipas tij janë detyruar nën trysninë e lidershipit të VLEN-it të bëjnë deklarata të pavërteta “vetëm për të mos u qortuar nëpër restorantet e Tetovës”. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2025 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.
Marketing Politik: Porosi nga AKI