Ziadin Sela flet për largimin e Krenar Llogës dhe Ilir Demirit dhe vulat e ASH-së

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2025 23:46

Ziadin Sela flet për largimin e Krenar Llogës dhe Ilir Demirit dhe vulat e ASH-së

Planet e koalicioneve janë të përkohshme, tha mes tjerash Ziadin Sela në Click Plus, duke komentuar largimin e Krenar Llogës. Sela tha se Lloga ishte skeptikë që partia do ta rimarrë veten pas largimit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim.

“Unë mund të transmetoj atë që është thënë, në kuadër të mbledhjes që kemi pasur të Kryesisë së ngushtë. Z.Lloga ishte skeptikë që me daljen nga AKI-ja do të mund ta rimarrim veten, dhe donte të dijë se cili ishte plani më tutje. Dhe unë nuk mendoj se këto gjëra bëhen me plan, por e para, plani i parë duhet të jetë besimi që duhet të kesh në vetvete, në punën tënde, në pastërtinë tënde, në ofertën tënde”, theksoi mes tjerash Sela.

-Ne nuk e kemi problem që edhe të krijojmë edhe subjek të ri politik. Por unë kam një parim në jetë, siç nuk pranoj të marrë diçka që nuk më përket, ashtu nuk lejoj që dikush tjetër të marrë atë që e kam ndërtuar, tha mes tjerash Ziadin Sela në Cilck Plus në TV21, duke komentuar çështjen e vulave të Aleancës për Shqiptarët.

“Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka një parti, që është Lidhja Shqiptare, që quhet, që ka kryetarin e saj, apo, dhe që…TV21: Kush është kryetari? Është një zonjushë, Arbëresha Selimi, është kryetare e Lidhjes Shqiptare, por unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët. TV21: Kjo po thuhet për herë të parë…këto janë të dhëna publike, nuk e kemi regjistruar…nuk është regjistruar në ilegalitet”, tha mes tjerash Sela.

Pavarësisht, Sela tha se është i bindur që do të marrin vulat e ASH-së.

“Dy herë është vendosur në favorin tonë në lidhje me vulat, dhe nuk ka pse mos të vendoset edhe për të tretën herë, që vulat na takojnë ne”, tha mes tjerash Ziadin Sela duke shtuar se në aspektin juridik, ende nuk i kanë vulat.

-Ka lëvizur nëpër Aleancë për Shqiptarët vetëm në pozicione. Nga drejtor, ministër i Shëndetësisë, nga ministër i Shëndetësisë, deputet, kështu që anëtari i ASH-së që ka besuar në të, nuk e meriton këtë, tha mes tjerash Ziadin Sela pas vendimit të deputetit Ilir Demiri, që të veprojë si deputet i pavarur në Kuvend, përcjell TV21. I pyetur për deklaratën e Demirit, se është larguar për të tentuar bashkimin mes krahut të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit.

“Nuk shoh, sepse bashkimi nuk bëhet nëpërmjet ndarjeve. Nuk mund t’i të ndahesh nga diçka, për të bashkuar pastaj. Pastaj ka edhe diçka tjetër, kjo ngjan me të njëjtin veprim, edhe z.Isen Shabani dikur, kur iku, pati deklaruar që unë ika që të bashkojë, njësojë, edhe veprimi i z.Demiri”, tha mes tjerash Sela.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2025 23:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.