Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Janar, 2026 16:14

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Pavarësisht qeverisjes së re lokale, Struga vazhdon të përballet me probleme të vjetra, ndër më shqetësueset është prania e madhe e qenve endacakë në rrugë, e cila po rrezikon sigurinë e qytetarëve. Banorët thonë se situata është veçanërisht alarmante në orët e mbrëmjes, kur frika për sulme është më e madhe.

Qytetarët kërkojnë angazhim më serioz nga Komuna e Strugës për zgjidhjen e këtij problemi, duke theksuar se janë të rrezikuar sidomos gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

“Është një problem i madh me qentë. Për mua personalisht nuk është problem, sepse nuk kam frikë, por ka gra e fëmijë që janë të ekspozuar”, shprehet një qytetar.

Sipas banorëve, zgjidhja ekziston, por mungon veprimi institucional. Ata propozojnë ndërtimin e strehimoreve dhe kontrollin e qenve endacakë, pa përdorur masa ekstreme.

“Ka strehimore, ka mënyra për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk duhet të jetë kështu. Kjo është përgjegjësi e komunave”, thekson një tjetër qytetar.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pranë shkollave. Nxënësit thonë se shpeshherë hasin qen endacakë gjatë rrugës për në shkollë ose në afërsi të objekteve arsimore, gjë që u shkakton frikë.

“Ka shumë qen rreth shkollës dhe kjo është një nga gjërat e para që vihet re”, thotë një nxënës.
“Ne ndihemi të pasigurt kur kalojmë pranë shkollës, sepse ka shumë qen endacakë”, shton një tjetër.

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, një nxënës u kafshua nga një qen endacak në oborrin e SHFK “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, gjatë pushimit të madh, ngjarje që rriti shqetësimin te prindërit dhe fëmijët.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Ton-Rudina Kreka, tha se siguria e nxënësve është prioritet dhe se nevojiten masa konkrete.

“Shkolla duhet të jetë vend i sigurt për fëmijët tanë. Do të angazhohem që kjo çështje të zgjidhet, përfshirë edhe problemin me qentë endacakë”, u shpreh ajo.

Nga Komuna e Strugës bëjnë të ditur se janë të përkushtuar për të ndërmarrë hapa konkretë drejt zgjidhjes së problemit. Sipas tyre, ndërtimi i një strehimoreje moderne stacionare është vlerësuar si zgjidhja më e mirë dhe më funksionale për qytetin.

Flaka

194
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Janar, 2026 16:14

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Trump paralajmëron Britaninë: Marrëdhëniet me Kinën janë të rrezikshme

Ekspertët zbulojnë përfitimet e çajit të hibiscusit për shëndetin e zemrës

Rexhep Malaj – nën gjak e ujë i pathyeshëm

Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër

ASH konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Gjykatën Kushtetuese

Siguria e gazetarëve prioritet i MPB-së: Në proces formimi Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve

Rruga drejt BE-së po bllokohet nga kalkulime politike dhe heshtje në pushtet

Gostivari dhe komuniteti shqiptar humbin Xhelil Tairin, deputetin e parë pluralist shqiptar

Tezat anti-UÇK: Ana Profozić aktive në shumë takime publike dhe akademike në Kosovë

Sanksionet pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës 2025

Antony shkëlqen në Europa League: Gol dhe asist kundër Feyenoord

E ardhmja e De Zerbi te Marseille në pikëpyetje pas eliminimit europian

Fjalimi historik i Luis Enrique para finales së Champions League 2015

Spotify shpërndan 11 miliardë dollarë për artistët, rekord historik për industrinë muzikore!

Real Madrid po planifikon ndryshime drastike – Emery në listën e preferencave

Microsoft tërheq disa funksione të reja vetëm një muaj pas lansimit

Tensioni rritet! BE paralajmëron SHBA-të: Rajoni nuk ka nevojë për luftë të re

Putin: Rusia po monitoron situatën në Iran dhe dëshiron bisedime me Emiratet

Skandal në Gostivar: 52-vjeçari sajon vjedhjen dhe arrestohet

Përdorimi i gjatë i telefonit rrit dhimbjen e shpinës

194
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?