22 vjeçari Lindon Emërllahu transferohet te CFR Cluj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2025 20:19

22 vjeçari Lindon Emërllahu transferohet te CFR Cluj

Reprezentuesi i Kosovës Lindon Emërllahu është larguar nga Ballkani për të vazhduar karrierën e tij në Rumani. Mesfushori Emërllahu do të prezantohet si lojtar i CFR Cluj pasi të përfundojë me testet mjekësore.

Për të siguruar nënshkrimin me Lindon Emërllahu klubi rumun do të paguaj 700 mijë euro, teksa Ballkani do të ruajë 15% të kartonit të tij për shitjen e radhës.

Për blerjen e mesfushorit Lindon Emërllahu ka folur edhe drejtuesi i klubit CFR Cluj Nelu Varga. Siç shkruajn mediat rumune Varga është tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për blerjen e Emërllahut. Varga mesfushorin shqiptar e ka krahasuar me Mateo Kovacic të Manchester City.

“Bëmë një lëvizje të vërtetë në ditën e fundit të transferimeve dhe morëm Lindon Emerllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani. Kam paguar 700 mijë euro për të, plus 15 për qind për një transferim të ardhshëm. Është një futbollist i jashtëzakonshëm, do të lërë menjëherë gjurmë në lojën e CFR-së. Ka pasur edhe lojtarë të tjerë nga Kosova, por Emërllahu është një nga futbollistët më të vlefshëm që kemi arritur të sjellim. Është një transferim që e mbajtëm të fshehtë, sepse donim shumë që ky futbollist të vinte në CFR Cluj. Ai është lloji i lojtarit që bën diferencën dhe që do të na ndihmojë të fitojmë titullin kampion. Nëse më duhej ta krahasoja me dikë, atëherë ai është si Mateo Kovacic i Manchester City”, ka thënë Nelutu Varga,

Kujtojmë se Lindon Emërllahu kishte kontratë me Ballkanin deri në vitin 2026 dhe paraqitjet e tij të mira kishin bërë që ai të merrte ftesën edhe nga kombëtarja e Kosovës.

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2025 20:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?