Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Shtator, 2026 23:41

Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion

Një 24-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka mbetur rëndë i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve në qytetin gjerman Bad Segeberg.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:20 në rrugën “Kirchstraße”, pranë sheshit të qytetit. Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi me një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përleshje fizike.

Gjatë konfliktit, një 23-vjeçar me shtetësi gjermane dyshohet se ka përdorur thikë dhe ka plagosur rëndë 24-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut. Në përleshje është plagosur edhe një 23-vjeçar nga Iraku.

I riu 24-vjeçar është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Fillimisht gjendja e tij është konsideruar kërcënuese për jetën, ndërsa pas operacionit mjekët kanë konfirmuar se rreziku për jetën ka kaluar.

Pas incidentit, tre persona, mes tyre edhe i dyshuari kryesor, janë larguar nga vendi me një automjet. Policia më vonë i ka gjetur në një klinikë, ku janë arrestuar përkohësisht.

Megjithatë, pas përfundimit të procedurave të para hetimore, prokuroria ka urdhëruar lirimin e tyre dhe vazhdimin e procedurës në liri.

Policia kriminale në Bad Segeberg po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes dhe ka kërkuar nga dëshmitarët që të kontaktojnë autoritetet.

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Shtator, 2026 23:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut