Bexheti përshëndet paraqitjen e Grubit, Limani: Është test serioz për drejtësinë
Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, në emisionin Debat në SHENJA ka përshëndetur vendimin e ish-bashkpartiakut të tij, Artan Grubi, për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.
“E përshëndes individualisht, por edhe në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, vendimin e z. Grubi për t’u përballur me organet gjyqësore në një proces ligjor, transparent dhe jo selektiv, për të dëshmuar për çështjet që ai i konsideron të rëndësishme,” deklaroi Bexheti.
Ai theksoi se është thelbësore që drejtësia të mos jetë selektive dhe se vendimet duhet të merren brenda institucioneve përkatëse, jo përmes spekulimeve apo presionit mediatik.
Ndërkohë, në një paraqitje në TV21, Valbon Limani e cilësoi situatën si një provë për sistemin gjyqësor në vend.
“Do të përballet me drejtësinë dhe është një test serioz për sistemin e drejtësisë në vend. MeritON një gjyq të drejtë,” u shpreh Limani.
Zhvillimet e fundit rreth rastit të Grubit vazhdojnë të mbeten në fokus të debatit politik dhe publik, ndërsa procesi pritet të vazhdojë në institucionet përkatëse. Gazeta Flaka















