“Politika mbi drejtësinë? Çfarë thotë VLEN për rikthimin e Grubit”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 09:40 Përditësuar

“Politika mbi drejtësinë? Çfarë thotë VLEN për rikthimin e Grubit”

VLEN, përmes mesazheve politike, nuk kurseu asnjë fjalë për situatën e krijuar pas vetëdorëzimit të Artan Grubit. Siç deklaron koalicioni në pushtet:

“Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si ‘mjeshtër i zanatit’, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt. Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe.”

Deklarata nënvizon rolin e Grubit si figurë kyçe në strukturën e vendimeve të BDI-së, siç vlerëson VLEN:

“Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë viteve të fundit. Nga marrëveshjet prapa skenës, te tenderët e dyshimtë e deri te pazaret politike, Grubi ishte i pranishëm kudo ku ndërtohej pushteti i BDI-së.”

Sipas VLEN-it, paniku i BDI-së nuk buron nga drejtësia në vetvete, por nga informacioni që Grubi mund të nxjerrë:

“Frika nuk është nga drejtësia, por nga shumë gjëra që Artan Grubi di dhe nga gjithçka që ai mund të nxjerrë në dritë. Ai është dëshmitar i aferave të errëta, pazareve politike, e i marrëveshjeve që për vite me radhë janë bërë në dëm të qytetarëve.”

Vetëdorëzimi dhe vendosja e tij në arrest shtëpiak, sipas VLEN-it, sinjalizon fillimin e zbërthimit të një sistemi të tërë pushteti. Siç theksohet:

“Rikthimi i Grubit nuk është fundi i procesit. Është fillimi. Fillimi i një zbërthimi që mund të çojë në demaskimin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar BDI.”

VDEN thekson gjithashtu ndikimin mbi liderin historik të BDI-së:

“Nëse kutia e zezë është Grubi, atëherë hapja e saj nënkupton goditje të drejtpërdrejtë ndaj Ali Ahmetit. Dhe derisa opinioni pret drejtësi, mbetet për t’u parë kë do ta ngrehë me vete në ditët që vijnë. Nga sot, BDI nuk e kontrollon më narrativën. Përkundrazi, e vërteta ka nisur ta kontrollojë BDI-në.” Gazeta Flaka

40
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 09:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?