Indiferenca dhe servilizmi
Nga Memedali Jusufi
Indiferenca dhe servilizmi janë dukuri negative shoqërore që shpesh shkojnë paralelisht, duke degraduar institucionet dhe ndërgjegjen kolektive. Indiferenca tregon mungesë interesi apo përgjegjësie, ndërsa servilizmi është lajkatim i pasinqertë për përfitime personale.
Kur këto bëhen mbizotëruese, ato nxisin kolapsin e vlerave dhe shiten gabimisht si urtësi. Mungesa e reagimit ndaj problemeve, njerëzit që janë të pandjeshëm ndaj vuajtjes së të tjerëve ose problemeve sociale shpesh nuk bëjnë asnjë veprim për të ndryshuar gjendjen.
– Përkulje ndaj status quo-së sjelle shhpesh individët ne nje indiferencë ndaj çështjeve që i rrethojnë, duke preferuar të mbeten në një situatë të rehatshme, pa u angazhuar për ndryshime. Në Maqedonine e Veriut mungon viteve të fundit një debat i mirfilltë intelektual dhe akademik për ceshtjet e rëndsishmë në një shoqërie demokratike dhe shume etnike…sipas raportit te fundit të Fridoom Haus, në Maqedoni kemi sisteme politike që ngërthejnë në vete elemente që janë hibride, pra gjysëm demokratike dhe nga sistemet e kaluara me elemente jo demokratike pra në këtë situatë politika dëshiron të ketë një debat të improvizuar dhe të kontrolluar.
Nga ana tjeter ‘Cinizmi është vetëdije e rrejshme e arsimuar, thotë filozofi gjerman me prejardhje holandeze, Peter Sloterdijk, përkufizimi i tij, aq i thjeshtë dhe aq i thellë i cinizmit m’u kujtua tani kur konfrontimet bullgaro-maqedonase rreth identitetit etnik të maqedonasve të sotëm, kanë arritur në pikën e vlimit dhe të absurdit “të arsimuar”.
Sa më banale bëhen përpjekjet për imponim të një pretendimi, nga të dyja anët, aq më cinike bëhen motivet dhe arsyetimet e një pretendimi të tillë. Shikuar nga ky prizëm, prania e debateve të kufizuara padyshim që vendin e çon drejt një situate të palakmueshme në çdo aspekt Fajin e kanë padyshim edhe intelektualët të cilët më tepër preferojnë heshtjen dhe akomodimin e tyre institucional apo me një fjalë konformizmin e tyre brenda hapsirave univerzitare akademike apo shkencore nuk kanë dëshirë që zëri i tyre të ndëgjohet jashte , të ketë jehonë jashtë atyre metrove univerzitare dhe së këndejmi leht mundë të konstatojmë se nuk kemi debat të hapur akademik dhe shkencor.
Pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, çështje të identitetit kombëtar maqedonas janë kontestuar nga vendet fqinje, meqenëse disa pasues të tipit agresiv të nacionalizmit maqedon, të quajtur “maqedonizëm”, kanë pikëpamje më ekstreme si p.sh. vazhdimësia mes maqedonëve të lashtë dhe maqedonëve të sotëm .















