VLEN: Investime të reja infrastrukturore në Tearcë – projekti në Dobrosht nis zyrtarisht

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 09:40

VLEN: Investime të reja infrastrukturore në Tearcë – projekti në Dobrosht nis zyrtarisht

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, së bashku me përfaqësues të komunës dhe institucioneve relevante, kanë inspektuar nga afër nisjen e punimeve për rikonstruktimin e rrugës lokale në fshatin Dobrosht të Komunës së Tearcës.

Sipas VLEN-it, ky projekt dhe investimet e tjera në zonë po sjellin ndryshime të prekshme për qytetarët.

Nën udhëheqjen energjike dhe përkushtimin e palëkundur të zëvendësministres së Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, investimet në Komunën e Tearcës po marrin hov të fuqishëm, duke u shndërruar në projekte konkrete që preken dhe ndihen nga çdo qytetar”, thuhet në njoftimin e kësaj strukture politike.

Në vizitën në terren morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, si dhe zv/drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Tahir Tairi, ku u pa nga afër fillimi i punimeve.

VLEN thekson se mbështetja institucionale për komunën është e vazhdueshme dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete.

Mbështetja e Ministrisë së Transportit ndaj Tearcës është e fuqishme, e vazhdueshme dhe plotësisht e orientuar drejt rezultateve”, thuhet më tej në reagim.

Aktualisht, sipas të dhënave të prezantuara, në Komunën e Tearcës janë në realizim 7 projekte infrastrukturore me vlerë rreth 2.1 milionë euro, që përfshijnë rrugë lokale dhe investime në rrjetin e kanalizimit fekal.

Për projektin në Dobrosht, është bërë e ditur se parashikohet rikonstruktimi i 600 metrave rrugë, përfshirë ndërhyrje në infrastrukturën ekzistuese, me një investim prej mbi 13 milionë denarësh.

Këto projekte nuk janë vetëm investime infrastrukturore, ato janë investime në dinjitetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, thekson VLEN.

Në fund, nga kjo strukturë politike u ritheksua se qëllimi mbetet realizimi i premtimeve në terren.

Me ritëm të lartë pune dhe përkushtim maksimal, Tearca po shndërrohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë”, përfundon njoftimi. Gazeta Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 09:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?