Kush është ky që shfaq urrejtje ndaj shqiptarëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2026 11:28

Kush është ky që shfaq urrejtje ndaj shqiptarëve?

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, është vënë sërish në qendër të debatit publik pasi ka suspenduar shtatë administratorë shqiptarë vetëm pak orë pasi ata u rikthyen në punë me vendim të Agjencia për Administratë.

Komisioni i shkallës së dytë pranë kësaj agjencie kishte konstatuar se largimi i tyre nga puna ishte i pabazuar dhe kishte urdhëruar rikthimin e menjëhershëm në vendet e punës. Megjithatë, sipas burimeve brenda ministrisë, në ditën kur administratorët u paraqitën në zyrë, atyre u është dorëzuar vendimi për suspendim deri në përfundimin e një procedure të re para Komisionit disiplinor të brendshëm.

Ky komision përbëhet nga shtatë anëtarë – katër serbë dhe tre shqiptarë, ku njëri prej anëtarëve shqiptarë është pjesë e kabinetit të ministrit. Burime nga brenda institucionit shprehen se përbërja aktuale ka ngritur pikëpyetje për paanshmërinë e procesit disiplinor.

Fillimisht, administratorët ishin akuzuar për sjellje të papërshtatshme në ambientet e punës, konkretisht për vendosjen e dyshekëve në zyrë. Në procedurën e re disiplinore, ata akuzohen për dëmtim të inventarit, përkatësisht për përshtatjen e karrigeve për fjetje.

Administratorët shqiptarë e konsiderojnë rastin si presion institucional dhe diskriminim, duke theksuar se kushtet e punës në ministri janë të papërshtatshme, me mungesë të hapësirës, pajisjeve bazë dhe detyrave të qarta pune.

Vendimi fillestar për largimin e tyre ishte marrë më 25 dhjetor, ndërsa më 30 janar Komisioni i shkallës së dytë pranë Agjencia për Administratë kishte konstatuar se nuk kishte shkelje dhe se procedurat ligjore nuk ishin respektuar. Suspendimi i fundit e rikthen çështjen në një fazë të re përballjeje institucionale dhe politike, me pritje për epilogun e radhës nga organet kompetente. Gazeta Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2026 11:28
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë