Van Dijk: Kualifikimi në Champions, vendimtar për verën e Liverpoolit
Kapiteni i Liverpool F.C., Virgil van Dijk, ka folur hapur për rëndësinë e madhe që ka kualifikimi në UEFA Champions League, duke theksuar se ndikimi i tij do të ndihet drejtpërdrejt në merkaton e verës.
“100%, presioni është i madh”, u shpreh mbrojtësi holandez, duke pranuar se pjesëmarrja në Champions është thelbësore për ambiciet e klubit.
“Kur luan për Liverpoolin, ka qenë gjithmonë kështu. Varet nga ne, së bashku me tifozët tanë, që të marrim rezultatet e nevojshme për t’u futur në Champions League”, deklaroi ai.
Van Dijk nënvizoi se skuadra është ende në garë në disa fronte këtë sezon, përfshirë Champions League dhe FA Cup, por theksoi se tani ka nisur periudha vendimtare e sezonit.
“Duhet të shkojmë përpara, pa marrë parasysh sa e vështirë është. Ose e arrijmë sepse e meritojmë, ose nuk e arrijmë sepse nuk e meritojmë”, përfundoi ai.
Deklarata e kapitenit vjen në një moment kyç për “The Reds”, teksa gara për vendet që dërgojnë në Champions është më e fortë se kurrë.
Flaka
















