Evertoni synon transferimin e Edon Zhegrovës në fund të sezonit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Mars, 2026 19:43

Evertoni synon transferimin e Edon Zhegrovës në fund të sezonit

Klubi anglez Everton nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar sulmuesin e krahut Edon Zhegrova dhe pritet të tentojë ta sigurojë atë në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve, skuadra nga Premier League e sheh reprezentuesin e Kosovës i një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe është duke përgatitur një ofertë për ta bindur Juventus që ta lejojë largimin e tij.

Thuhet se klubi italian mund të jetë i hapur për shitjen e 26-vjeçarit, i cili nuk ka pasur shumë hapësira që nga transferimi i tij në Torino nga Lille.

Zhegrova ka pasur minuta të kufizuara te Juventusi dhe deri më tani vetëm në një ndeshje ka qenë titullar. Megjithatë, në javët e fundit ai ka shfaqur formë të mirë dhe deri në këtë fazë të sezonit ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat.

Klubi torinez pagoi rreth 20 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa futbollisti ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2030.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Mars, 2026 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?