Ali Ahmeti dhe Arben Taravari urojnë mësuesit shqiptarë për 7 Marsin

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 13:49

Ali Ahmeti dhe Arben Taravari urojnë mësuesit shqiptarë për 7 Marsin

Liderë të partive politike shqiptare nga koalicioni AKI, kanë uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar rolin e tyre në edukimin dhe ndërtimin e së ardhmes së shoqërisë.

Kryetari i Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksoi rëndësinë e arsimit në gjuhën shqipe dhe kontributin e mësimdhënësve ndër vite.

“Sot, në Ditën e Mësuesit – 7 Marsin, përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë mësimdhënësit, ata që me përkushtim, dije dhe sakrificë kanë ndërtuar themelet e arsimit dhe të ardhmes sonë kombëtare”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se arsimi shqip ka qenë gjithmonë shtylla e identitetit dhe zhvillimit kombëtar, duke nënvizuar se sot ekzistojnë tre universitete në gjuhën shqipe që po forcohen dhe po nxjerrin kuadro cilësore.

“Si subjekt politik kemi punuar për të ruajtur dhe përforcuar dinjitetin e këtij profesioni fisnik, mësimdhënies. Një ndër prioritetet tona ka qenë përmirësimi i statusit të mësimdhënësve, përmes rritjes së pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë”, theksoi ai, duke shtuar se investimet në arsim duhet të vazhdojnë edhe më tej.

Ndërkohë, kryetari i Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët vlerësoi profesionin e mësuesit si më të rëndësishmin në shoqëri.

“Nuk ka dhe nuk gjej profesion më të rëndësishëm se ai i mësimdhënësit. Secili profesion tjetër fillon nga duart e tyre. Faleminderit mësues të dashur, gëzuar 7 Marsin!”, shkroi Taravari në urimin e tij.

7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit për shqiptarët, në përkujtim të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë në vitin 1887. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 13:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?