Pretendojnë të udhëheqin shqiptarët, por veprimtaria e tyre mbetet komunale

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 22:57

Pretendojnë të udhëheqin shqiptarët, por veprimtaria e tyre mbetet komunale

Përbërja e re e kryesisë së koalicionit VLEN po nxit debat në opinionin publik, pasi drejtimi i këtij formacioni politik duket se është përqendruar kryesisht në dy qendra – Çair dhe Tetovë – ndërsa shumë qytete dhe vendbanime të tjera shqiptare mbeten jashtë përfaqësimit në nivelin më të lartë, shkruan Gazeta Flaka

Sipas përbërjes së publikuar, VLEN do të drejtohet nga bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ndërsa në kryesi janë nënkryetarët Ilir Demiri dhe Bekim Qoku, si dhe sekretari i përgjithshëm Bekim Sali.

Kjo përbërje ka nxitur kritika se dy figurat kryesore të koalicionit, Mexhiti dhe Kasami, edhe pse pretendojnë të udhëheqin politikën e madhe shqiptare në Maqedonia e Veriut, në praktikë mbeten të lidhur kryesisht me çështje komunale. Izet Mexhiti është kryetar i komunës së Çair, ndërsa Bilall Kasami drejton komunën e Tetovë.

Ndërkohë, analiza e përfaqësimit territorial tregon se nga kryesia e re mungojnë përfaqësues nga shumë zona të tjera shqiptare, si Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kërçovë.

Pa përfaqësim në këtë strukturë mbeten edhe një sërë komunash dhe vendbanimesh shqiptare përreth Shkup, si Haraçinë, Saraj dhe Likovë, si dhe qytete në jug të vendit me komunitet shqiptar, përfshirë Manastir, Resnjë dhe Prilep.

Kjo ka shtuar perceptimin se drejtimi i VLEN-it është i përqendruar në dy baza politike lokale, ndërsa hapësira më e gjerë shqiptare në vend mbetet jashtë vendimmarrjes.

Debati u intensifikua edhe pas vizitës së krerëve të koalicionit në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas homazheve në Prekaz, në konakun e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Megjithatë, kritikat në opinionin publik po përqendrohen gjithnjë e më shumë te fakti se një koalicion që pretendon të përfaqësojë gjithë shqiptarët në vend, aktualisht duket i përqendruar kryesisht në dy qendra lokale politike – Çair dhe Tetovë. Gazeta Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 22:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë