Koeman zbulon historinë: Messi e bindi që Pedri të qëndrojë te Barcelona
Ish-trajneri i FC Barcelona, Ronald Koeman, ka treguar një histori interesante rreth fillimeve të Pedri te klubi katalanas dhe vendimit për ta mbajtur atë në skuadër.
Sipas Koemanit, kur Barcelona e transferoi mesfushorin nga UD Las Palmas, plani fillestar ishte që ai të dërgohej menjëherë në huazim për të fituar më shumë përvojë.
Megjithatë, situata ndryshoi shumë shpejt. Trajneri holandez zbuloi se pas vetëm dy ditësh stërvitje me ekipin e parë, ai e kuptoi se kishte përpara një talent të jashtëzakonshëm.
“Barcelona e bleu Pedrin nga Las Palmas dhe më pas donte ta dërgonte në huazim. Ky ishte plani. Por pas vetëm dy ditësh stërvitje pashë një futbollist absolutisht të jashtëzakonshëm”, deklaroi Koeman.
Ai shtoi se një tjetër faktor vendimtar ishte mënyra se si reagoi legjenda e klubit, Lionel Messi, gjatë stërvitjeve.
“Pashë se Messi kërkonte vazhdimisht të lidhej me të në lojë. Ai ia pasonte topin shpesh Pedrit. Për mua kjo ishte konfirmimi përfundimtar se mora vendimin e duhur për ta mbajtur në Barcelona”, u shpreh Koeman.
Pedri sot konsiderohet një nga mesfushorët më të talentuar të brezit të tij dhe një nga lojtarët kyç të skuadrës katalanase.
Flaka
















