VLEN një parti, ende asgjë konkrete – Fjalën e fundit e ka Alternativa!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 15:26

VLEN një parti, ende asgjë konkrete – Fjalën e fundit e ka Alternativa!

Ndërsa VLEN-i po përgatitet të shndërrohet në një parti të vetme, mbetet vetëm që Alternativa të japë pëlqimin final për të zyrtarizuar procesin.

Ka mbetur ashtu siç e kemi potencuar që Alternativa këto vendime t’i kalojë në organet e partisë dhe të vazhdojë procesi i formal i ngritjes së strukturave të përbashkëta të VLEN-it”, tha Bilall Kasami, duke shtuar se marrëveshja parashikon dy kryetarë, ai bashkë me Izet Mexhitin, dhe ndarje të pushtetit në pesë pjesë nga 20%. Megjithatë, sipas Kasamit, Alternativa ende po vendos nëse do të pranojë këtë model.

Bëhet fjalë për një dakordësi paraprake që lidershipi të jetë me dy bashkëkryetarë, me dy nënkryetarë, sekretar gjeneral dhe pjesa tjetër organizative. Po ashtu, ndarja e pushtetit do të jetë 5 nga 20% e strukturës së organeve të partisë, por për detajet përfundimtare do të vendosin organet e Alternativës”, shtoi Kasami.

Ndërkohë, jashtë këtij procesi mbetet Arben Fetai, i cili reagoi ashpër pas largimit:

Mësimi është i thjeshtë: kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet”, shkroi Fetai.

I pyetur mbi situatën, Kasami theksoi se VLEN-i synon të jetë një organizatë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë sa më shumë subjekte dhe faktorë politikë, por shtoi se askënd nuk mund ta mbajnë me forcë brenda strukturave.

Ky zhvillim nënvizon tensionet e brendshme dhe dilemat politike që lidhen me transformimin e koalicionit në një parti të vetme, teksa Fetai mbetet jashtë skemës së re të pushtetit brenda VLEN-it.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 15:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?