Cuti Romero drejt largimit nga Tottenham? Klubet e mëdha interesohen për mbrojtësin argjentinas

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Mars, 2026 19:48

Cuti Romero drejt largimit nga Tottenham? Klubet e mëdha interesohen për mbrojtësin argjentinas

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Cristian Romero, mund të largohet nga klubi londinez gjatë afatit kalimtar të verës, pasi disa klube të mëdha evropiane kanë filluar të interesohen për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, lëvizjet e para për të marrë informacione rreth situatës së mbrojtësit argjentinas tashmë kanë nisur. Romero vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të forta në nivel klubi dhe kombëtare.

Interes për të kishte edhe verën e kaluar nga Atlético Madrid, i cili kishte shprehur dëshirë për ta transferuar mbrojtësin.

Romero, fitues i Botërorit 2022 me Argjentinën, konsiderohet një nga mbrojtësit më të fortë në futbollin evropian. Megjithatë, situata e vështirë sportive e Tottenhamit këtë sezon mund të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.

Edhe pse ai rinovoi kontratën verën e kaluar pas triumfit të klubit në UEFA Europa League në finalen e zhvilluar në Bilbao, interesimi i madh nga klubet elitare mund të sjellë zhvillime të reja në muajt e ardhshëm.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Mars, 2026 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?