Arbër Ademi nga BDI godet Izet Mexhitin dhe VLEN-in: Premtuan shumë, sot heshtin

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 20:59

Arbër Ademi nga BDI godet Izet Mexhitin dhe VLEN-in: Premtuan shumë, sot heshtin

Sekretari gjeneral i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj drejtuesve të koalicionit VLEN dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, duke i akuzuar për heshtje dhe për mbrojtje të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski.

Ademi rikujtoi premtimet që, sipas tij, VLEN i kishte bërë shqiptarëve para se të hynte në pushtet.

“Ju kujtohen me siguri sloganet e tyre: ‘po vjen era shtet’, ‘rrini rahat’, ‘rrini rahat se ka kush kujdeset për shqiptarët’, ‘rrini rahat se sot shqiptarët janë në pushtet’, ‘do ta avancojmë gjuhën’, ‘do ta heqim formulimin 20%’”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, ndërkohë që shqiptarëve u premtonin shumë, drejtuesit e VLEN-it, sipas tij, u “rehatuan në kolltuqe”.

“Por ndërkohë që shqiptarëve u premtonin gjithçka, vetë u rehatuan në kolltuqe si humbës, pa takat dhe pa zë. Sot, derisa ata heshtin, Darko Kostadinovski flet edhe në emër të tyre”, ka theksuar deputeti i BDI-së.

Ademi shtoi se për dy vite, sipas tij, përfaqësuesit e VLEN-it kanë mbrojtur Kostadinovskin.

“Madje jo vetëm që heshtin, por prej dy vitesh e mbrojnë me zell. Për ta rikujtuar: në seancën e 59-të të Kuvendit, më 9 korrik 2025, VLEN u vu në mbrojtje të Kostadinovskit duke votuar për ta hequr, në mënyrë të paligjshme, pikën e rendit të ditës për interpelancë ndaj tij”, ka deklaruar Ademi.

Ai akuzon se për shkak të kësaj mbrojtjeje nuk është lejuar as debat për përgjegjësinë e tij.

“Aq shumë e mbrojnë, sa nuk lejojnë as të diskutohet përgjegjësia e tij. Prandaj Kostadinovski vazhdon të shkelë Kushtetutën dhe ligjet. Por përgjegjësisë nuk mund t’i ikni. Mjaft më!”, ka përfunduar Ademi.

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 20:59
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë