Klubi anglez Arsenal ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me mesfushorin anglez Declan Rice, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të skuadrës londineze.
Sipas raportimeve të BBC, drejtuesit e klubit janë në bisedime aktive për t’i ofruar një marrëveshje të re 25-vjeçarit, edhe pse ai ka ende tre vite të mbetura në kontratën aktuale me klubin.
Arsenal synon të shpërblejë disa prej futbollistëve kryesorë të ekipit, të cilët shihen si pjesë thelbësore e projektit afatgjatë të klubit. Pas rinovimit me yllin anglez Bukayo Saka, drejtuesit e klubit po planifikojnë të negociojnë kontrata të reja edhe me Declan Rice dhe mbrojtësin holandez Jurriën Timber.
Bisedimet janë ende në fazat e hershme, por klubi londinez mbetet optimist se marrëveshja për rinovimin e kontratës me Rice do të arrihet së shpejti.
Mesfushori anglez konsiderohet një nga lojtarët më të paprekshëm në skuadër dhe një figurë kyçe në projektin e Arsenal për vitet e ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Mars, 2026 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.