BDI kërkon sqarime për rastin në Çair: Dyshime për përfshirje më të gjerë dhe mungesë transparence

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 18:24

BDI kërkon sqarime për rastin në Çair: Dyshime për përfshirje më të gjerë dhe mungesë transparence

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj rastit të fundit në Komunën e Çairit, që lidhet me ndërhyrjen policore për dyshime për falsifikim dokumentesh dhe manipulim me tenderë publikë, duke kërkuar sqarim të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Sipas BDI-së, përfshirja e një drejtuesi të një institucioni publik për fëmijë në këtë procedurë është “në vetvete shqetësuese” dhe ngre dilema serioze për funksionimin e institucioneve në nivel lokal.

“Fakti që një drejtues i një institucioni publik për fëmijë është përfshirë në këtë procedurë është në vetvete shqetësues dhe ngre pyetje serioze për mënyrën e funksionimit të institucioneve në nivel lokal”, thuhet në reagim.

BDI thekson se, bazuar në raportimet mediatike, si person kyç në këtë rast përmendet edhe një individ me inicialet B.H., i cili sipas tyre njihet si bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Komunës së Çairit dhe njëkohësisht funksionar në një institucion publik universitar.

“Nëse këto informacione janë të sakta, atëherë kemi të bëjmë me një çështje që tejkalon përgjegjësinë individuale dhe prek drejtpërdrejt përgjegjësinë politike”, thekson BDI.

Në këtë drejtim, partia kërkon që kryetari i Komunës së Çairit të sqarojë publikisht marrëdhënien me personin në fjalë dhe nëse ka pasur ndonjë rol apo ndikim në procedurat që po zhvillohen.

Po ashtu, BDI ngre shqetësime për mënyrën e komunikimit të rastit nga institucionet, duke vënë në dukje mospërputhje mes raportimeve fillestare dhe versionit zyrtar.

“Raportimet fillestare dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes flasin për përfshirje të më shumë personave, përfshirë edhe B.H., ndërsa në komunikimet zyrtare përmendet vetëm një individ. Kjo mospërputhje kërkon sqarim të menjëhershëm nga organet kompetente”, thuhet më tej.

BDI kërkon nga Prokuroria të konfirmojë nëse personi me inicialet B.H. është i përfshirë në rast dhe cili është statusi i tij, si dhe të publikohet në mënyrë transparente përfshirja e të gjithë personave në procedurë.

Në fund, partia shtron një sërë pyetjesh për institucionet e rendit dhe drejtësisë, duke kërkuar përgjigje për mospërputhjet në komunikim dhe duke kërkuar garanci se hetimi po zhvillohet pa ndikime dhe pa trajtim selektiv.

“Institucionet e drejtësisë kanë detyrim të veprojnë me transparencë të plotë dhe trajtim të barabartë për të gjithë. Çdo shmangie nga këto parime e dëmton besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe e vë në pikëpyetje integritetin e procesit”, përfundon reagimi i BDI-së. Gazeta Flaka

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 18:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?