Studentët në këmbë: Kaltrina Bytyqi fton për bashkim në emër të barazisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2026 22:38

Studentët në këmbë: Kaltrina Bytyqi fton për bashkim në emër të barazisë

Nënkryetarja e Parlamentit Studentor pranë Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Kaltrina Bytyqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Shkup, duke e cilësuar atë si më shumë se një marshim – si vazhdim i një rruge të gjatë të popullit shqiptar për të drejtat e tij.

Në një mesazh të fuqishëm publik, Bytyqi thekson se beteja për gjuhën shqipe dhe barazinë nuk ka përfunduar, duke e lidhur angazhimin e sotëm të studentëve me sakrificat e brezave të mëparshëm.

“Gjuha jonë nuk negociohet. E drejta jonë nuk shtyhet. Identiteti nuk kërkon leje – ai mbrohet”, shkruan ajo, duke ftuar studentët dhe qytetarët që të bashkohen në këtë lëvizje për barazi dhe dinjitet.

Sipas saj, protesta e 6 prillit nuk është vetëm një dalje në rrugë, por një akt ndërgjegjësimi dhe vazhdimësi historike e përpjekjeve për të drejta të plota në një shtet të përbashkët.

Bytyqi e mbyll thirrjen me një mesazh mobilizues: “Bashkohu. Sepse kjo është më shumë se një protestë. E drejta e fituar dhe barazia nuk mbrohet me heshtje!” Gazeta Flaka

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2026 22:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?