Autostrada Kërçovë–Ohër, projekti pa fund: Ndërpritet financimi kinez, shteti hyn në borxh të ri

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2026 10:21

Autostrada Kërçovë–Ohër, projekti pa fund: Ndërpritet financimi kinez, shteti hyn në borxh të ri

Pas më shumë se një dekade zvarritjesh, një nga projektet më problematike infrastrukturore në Maqedonia e Veriut përballet me një tjetër goditje. Financimi nga banka kineze Exim Bank of China është ndërprerë, duke detyruar qeverinë të kërkojë zgjidhje të reja për përfundimin e autostradës Kërçovë–Ohër.

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se mjetet e mbetura do të sigurohen përmes huamarrjes nga bankat vendase, duke pranuar se procesi është shoqëruar me vështirësi dhe duke fajësuar qeverinë e kaluar për situatën e krijuar.

Sipas të dhënave, nga 529 milionë euro të planifikuara për projektin, deri më tani janë shpenzuar rreth 478 milionë euro. Ndërprerja e financimit nga pala kineze lidhet me vendimin e mëparshëm të autoriteteve që pjesa e mbetur të mbulohej nga vetë shteti.

Për të shmangur bllokimin total të punimeve, është formuar një sindikatë e bankave vendase, e cila pritet të mbyllë financimin e mbetur. Sipas kryeministrit, ky pritet të jetë “financimi i fundit” që do ta çojë projektin drejt përfundimit.

Megjithatë, autostrada 57 kilometra e gjatë vazhdon të mbetet simbol i dështimeve. Edhe pse kanë kaluar mbi 12 vite nga nisja e saj, vetëm rreth 40 kilometra janë lëshuar në përdorim. Gjatë kësaj kohe, projekti është shoqëruar me rritje të vazhdueshme të kostos, shtyrje të afateve dhe nënshkrimin e tetë anekseve kontraktuale.

Aneksi i fundit, i nënshkruar në mars 2024 me kompaninë Sinohydro, parasheh ndërhyrje shtesë për stabilizimin e rrëshqitjeve të dheut dhe ndërtimin e 14 galerive të reja – një tjetër tregues i problemeve të vazhdueshme në terren.

Përtej aspektit teknik, projekti ka qenë edhe në fokus të drejtësisë përmes rastit Trajektorja, i cili hetonte mënyrën e përzgjedhjes së kompanisë dhe financimin. Megjithatë, rasti përfundoi pa dënime për shkak të vjetërsimit të veprave penale.

Ndërsa qeveria premton mbylljen përfundimtare të financimit dhe përfundimin e projektit, skepticizmi publik mbetet i lartë. Autostrada Kërçovë–Ohër vazhdon të shihet nga shumëkush si një “vrimë e zezë” për buxhetin e shtetit dhe një shembull i qartë i menaxhimit të dobët të investimeve strategjike.

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2026 10:21
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë