Imrane Veliu Aliu nga BDI: “Masterplani” për Çarshinë u zëvendësua me skema asfaltimi”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2026 12:29 Përditësuar

Imrane Veliu Aliu nga BDI: “Masterplani” për Çarshinë u zëvendësua me skema asfaltimi”

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – dega Çair, Imrane Veliu Aliu ka reaguar ashpër lidhur me projektin për Çarshinë e Shkupit, duke thënë se premtimet për një “masterplan” janë degraduar në ndërhyrje të pjesshme dhe të diskutueshme në terren, raporton Gazeta Flaka.

“Dje pamë se si një ‘masterplan’, i promovuar me bujë para zgjedhjeve, u degradua në zëvendim të disa kalldrëmeve e gjysma e të cilave përfundon me asfalt”, deklaroi Veliu Aliu.

Sipas saj, projekti që duhej të ruante identitetin e Çarshisë është shndërruar në improvizim që “cenon vlerën historike dhe kulturore” të saj.

Ajo ngriti dyshime edhe për procesin e prokurimit publik, duke përmendur kompaninë “Lendi Grup”, e themeluar në vitin 2024, e cila sipas saj ka filluar të fitojë tenderë me vlera të larta menjëherë pas krijimit.

“Nuk kemi të bëjmë me një kompani me histori të gjatë, referenca të dëshmuara apo përvojë shumëvjeçare në projekte të këtij niveli. Megjithatë, ajo shfaqet si fituese e njëpasnjëshme në një numër të madh komunash të drejtuara nga VMRO-DPMNE”, tha ajo.

Veliu Aliu shtoi se në disa raste vlera e parashikuar e tenderëve përputhet “në mënyrë të çuditshme me ofertën fituese”, duke thelluar dyshimet për procesin.

“Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: pse një kompani e sapokrijuar bëhet kaq shpejt aktor dominues? Kush e favorizon? Dhe pse pikërisht këto kompani lidhen vazhdimisht me të njëjtin rreth politik? A po e paguan Çairi borxhin ndaj VMRO-DPMNE-së për mbështetjen zgjedhore?”, u shpreh ajo.

BDI nga Çairi kërkon transparencë të plotë për të gjitha kontratat e kompanisë “Lendi Grup”, për kriteret e përzgjedhjes dhe mënyrën e realizimit të projekteve, duke theksuar se “paratë publike nuk janë për eksperimente dhe as për shpërblime politike”.

“Çairi është i qytetarëve”, përfundoi reagimi. Gazeta Flaka

1164
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2026 12:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1164
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?