LSDM: Institucionet po vonojnë veprimet për ekstradimin e Gruevskit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2026 09:38

LSDM: Institucionet po vonojnë veprimet për ekstradimin e Gruevskit

Pas deklaratave të kryeministrit të ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, se nuk do të ketë më mbrojtje për personat e dyshuar për krime, në opinion është hapur debat i ri politik dhe institucional në rajon.

Sipas LSDM-së, Polonia ka reaguar menjëherë duke dërguar dokumente zyrtare me kërkesë për ekstradimin e politikanëve të saj nga Hungaria, duke treguar, sipas tyre, një qasje aktive të institucioneve evropiane në trajtimin e rasteve të ndjeshme.

Nga kjo parti akuzojnë se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për kërkesën e ekstradimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në reagimin e tyre, nga LSDM pretendojnë se ekziston rrezik që Gruevski të mos ekstradohet në Turqi dhe se ai mund të jetë në negociata për opsione të tjera, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ngritur pyetje mbi, siç thonë ata, “koston politike dhe institucionale që mund të paguhet nga qytetarët”.

LSDM gjithashtu akuzon se vonesat janë të qëllimshme dhe të lidhura me interesa politike, duke pretenduar se institucionet po përdoren për mbulim dhe shmangie të përgjegjësisë, ndërsa paralelisht shtojnë se vende të tjera po veprojnë më shpejt në kërkim të llogaridhënies.

1164
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2026 09:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1164
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?