BDI: Skandal i ri korruptiv në MEPSO, tender 236 mijë euro për aktivistë të VLEN-it – Reagon kjo e fundit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 09:48 Përditësuar

BDI: Skandal i ri korruptiv në MEPSO, tender 236 mijë euro për aktivistë të VLEN-it – Reagon kjo e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër lidhur me një tender të fundit në MEPSO, duke ngritur dyshime për, siç thuhet, një rrjet të organizuar favorizimi partiak dhe keqpërdorimi të parasë publike, transmeton Gazeta Flaka.

Sipas BDI-së, kompania “Green Maintenance”, e themeluar vetëm pak javë para shpalljes së tenderit, ka arritur të fitojë kontratë me vlerë deri në 236 mijë euro për pastrimin e korridoreve nën largpërçues.

“Skandali i ri në MEPSO ngre dyshime serioze për një rrjet të organizuar favorizimi partiak dhe keqpërdorimi të parasë publike”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga BDI theksojnë se kompania në fjalë nuk ka histori pune, kapacitet të dëshmuar dhe as prani reale në terren, duke e bërë fitimin e tenderit, sipas tyre, edhe më të dyshimtë.

“Ajo që e bën rastin edhe më skandaloz është fakti se njëri nga pronarët e kompanisë, Shaban Shefki, shfaqet publikisht si aktivist dhe përkrahës i VLEN-it dhe Izet Mexhitit, ndërsa kontratën e nënshkruan drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, kushëri i parë i Izet Mexhitit”, deklarojnë nga BDI.

Partia opozitare e lidh këtë rast edhe me skandalet e mëhershme në këtë institucion.

“Ky nuk është rast i izoluar. MEPSO tashmë është në qendër të opinionit për skandalin me largpërçuesin drejt Shqipërisë, ku shteti duhet të paguajë miliona euro dëm”, thuhet më tej në reagim.

Sipas BDI-së, ndërkohë që qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe rritje të çmimeve, persona të afërt me pushtetin po përfitojnë nga tenderët publikë.

“Ndërkohë që qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe çmime të larta, njerëz të afërt me pushtetin hapin kompani brenda natës dhe fitojnë tenderë publikë me qindra mijëra euro”, thekson partia.

BDI ka kërkuar reagim institucional dhe hetim të menjëhershëm.

“Kërkojmë nga Komisioni Antikorrupsion, Enti Shtetëror për Revizion dhe Prokuroria që menjëherë të hapin procedurë dhe të hetojnë nëse pas këtij tenderi qëndron një skemë e organizuar për nxjerrjen e parasë publike”, deklarojnë nga partia.

Në fund, BDI porosit se “qytetarët meritojnë institucione, jo arkë partiake dhe familjare”.

Reaguan nga VLEN: BDI gënjen, ofertën më të lirë e paraqet si korrupsion, sepse iu ndërprenë kanalet e vjetra të vjedhjes së parave në MEPSO

BDI përsëri gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik. Ofertën më të lirë e paraqesin si korrupsion, sepse nuk mund të pajtohen me faktin se MEPSO nuk është më kasa e tyre partiake.

Faktet janë të qarta: në procedurën konkrete është zgjedhur oferta më e lirë. Ofertuesi i përzgjedhur ka ofruar çmim prej 184.535 denarësh pa TVSH, ndërsa oferta e renditur e dyta ka qenë 651.165 denarë pa TVSH. Diferenca është 466.630 denarë, përkatësisht oferta e zgjedhur është rreth 72 për qind më e ulët.

Çfarë saktësisht e pengon BDI-në? Që është zgjedhur oferta më e lirë? Apo që më nuk mund të vendosin ata se kush do t’i fitojë tenderët?

BDI me qëllim e ngatërron vlerën kornizë me çmimin e ofruar. Kjo është një kontratë kornizë, jo pagesë automatike. Vlera maksimale nuk do të thotë se do të shfrytëzohet e gjithë shuma, as se paratë janë paguar paraprakisht. Porositë realizohen sipas nevojës, veçmas dhe sipas punëve të kryera realisht. Por këtë herë me çmime shumë më të ulëta, ndryshe nga koha kur ata menaxhonin.

Prandaj konstruksioni i tyre bie që në faktin e parë.

Arsyeja e vërtetë e kësaj britme politike është tjetër: BDI bërtet sepse MEPSO ka filluar t’i ndërpresë skemat e vjetra. Bërtasin sepse u ndërpre kontrata në të cilën, sipas informacioneve publike, paraqitej edhe interesi i Nefit nga Ohri, i afërt me Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin. Bërtasin sepse u hap çështja se si për vite me radhë janë tërhequr para nga MEPSO përmes firmave të afërta, njerëzve të afërt dhe qarqeve të afërta me udhëheqësinë e BDI-së.

Në vend që të flasë për korrupsion, BDI duhet të përgjigjet:

Kush kishte interes nga kontratat e vjetra?

Kush i mbron sot ato skema?

Pse bërtasin sikur dikush ua ka futur dorën në xhep?

BDI nuk ka kredibilitet të flasë për transparencë. Ata janë simbol i partizimit, klientelizmit dhe shndërrimit të ndërmarrjeve publike në plaçkë partiake.

VLEN nuk do të tërhiqet para gënjeshtrave të tyre. Institucionet nuk janë pronë private e BDI-së. MEPSO nuk do të jetë më bankomat për interesa partiake dhe familjare.

Faktet janë të qarta: është zgjedhur oferta më e lirë, kontrata është kornizë, ndërsa BDI gënjen sepse po u shembet sistemi i kontrollit dhe i zhvatjes së parave publike.

Për rastin në fjalë raportoi edhe Portal X. “Derisa kompanitë përballen me çmimet e tregut, dega italiane e “Green Maintenance”, e vendosur në fshatin Gllumovë të Shkupit, arriti ta “fundosë” konkurrencën në tenderin e MEPSO-s për pastrimin e korridoreve nën largpërçues, të lidhur në fund të tetorit 2025”, denoncoi portali. Gazeta Flaka

395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 09:48 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?