Diana Toska ironizon VLEN-in: “Një karrige me dy prapanica”

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:23

Diana Toska ironizon VLEN-in: “Një karrige me dy prapanica”

Vendimi i VLEN-it për të formalizuar drejtimin e përbashkët me dy kryetarë ka nxitur reagime dhe ironi në opinionin publik. Mes komenteve më thumbuese ka qenë ai i Diana Toskës, e cila përmes një reagimi publik e ka cilësuar këtë formulë si një kompromis absurd të ndërtuar mbi pazare politike dhe luftë egosh.

VLEN-i më në fund u bashkua. Pesë kryetarë u mblodhën me e ndërtu ‘partinë e madhe’, por i gjithë halli ishte: sa prapanica i nxë një karrige”, shkruan Toska.

Ajo ironizon mënyrën se si, sipas saj, përplasjet për lidershipin përfunduan me një zgjidhje të pazakontë.

Dhe në këtë luftë egosh, pasi nuk u morën vesh kush me u ul i pari, shpikën ‘zgjidhjen historike’: dy kryetarë për një karrige”, thekson ajo.

Sipas Toskës, simbolika bëhet edhe më e fortë për faktin se ky vendim u shpall pikërisht më 9 Maj, Ditën e Europës.

Madje këtë farsë e shpallën solemnisht në Ditën e Europës, duke i tregu edhe Europës se deri ku mund të shkojë pazari politik te ne”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, Toska paralajmëron se sfidat e vërteta për koalicionin ende nuk kanë nisur.

Tash fillon filmi i vërtetë. Kur të fillojë shtyrja mes dy prapanicave kush me mbet më gjatë në karrige… interesant po duket ky unitet”, ironizon ajo.

Ajo ngre pikëpyetje edhe për figurat që kanë mbetur jashtë strukturës së re politike.

Po edhe më interesante do të jetë, çka do të bëjnë disa që janë në pritje, e disa të tjerë të eliminuar… që nuk janë përfshirë në këtë koalicion të prapanicave”, shton Toska.

Në fund, ajo e mbyll reagimin me një pyetje thumbuese që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale:

Si urohet një karrige me dy prapanica? ‘U trashëgofshi’… apo ‘mos u rrëzofshi’?

Deklarata e saj vjen në një moment kur VLEN po përballet me kritika të shumta dhe largime nga strukturat e diasporës, duke e kthyer debatin për modelin e ri drejtues në një nga temat më të komentuara në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

233
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
233
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?