Shpërthen VLEN: Shqiptarët mbeten me SHBA-në dhe BE-në, jo me gjuhën fyese të BDI-së

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2026 10:37

Shpërthen VLEN: Shqiptarët mbeten me SHBA-në dhe BE-në, jo me gjuhën fyese të BDI-së

Kanë kaluar 48 orë nga deklarata skandaloze e deputetit të BDI-së, me të cilën fyhen drejtpërdrejt partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë, ndërsa nga BDI nuk ka as distancim, as kërkimfalje, e as sqarim. Kjo heshtje nuk është rastësi. Heshtja e BDI-së është konfirmim politik i mendësisë kundër Perëndimit, kumtuan nga VLEN.

Sipas tyre, kur sulmohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, çdo subjekt që pretendon se është pro-perëndimor do të distancohej menjëherë. 

“Nëse një gjuhë e tillë fyese ndaj SHBA-së dhe BE-së vjen nga një deputet që është mjek me profesion dhe konsiderohet figurë e ngritur profesionalisht, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë mendësie mbizotëron në pjesën tjetër të strukturës së BDI-së? Çfarë mendojnë figura si Musa Xhaferi, Blerim Bexheti apo Sadulla Duraku? Dhe a është ky mllef ndaj ndërkombëtarëve rezultat i faktit se lista e funksionarëve të BDI-së që kanë përfunduar në listën e zezë Amerikane po zgjerohet vazhdimisht? BDI po dëshmon çdo ditë se e ka humbur orientimin euro-atlantik dhe se, përballë krizës politike dhe humbjes së besimit te shqiptarët, po rrëshqet drejt një diskursi të rrezikshëm anti-perëndimor”, vijon reagimi nga partia VLEN.  

VLEN rithekson se shqiptarët mbeten populli më pro-amerikan dhe më pro-evropian në rajon dhe nuk do të lejojnë që askush, për shkak të panikut politik dhe humbjes së pushtetit, ta dëmtojë këtë orientim strategjik dhe historik. Gazeta Flaka

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2026 10:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?