Ademi për protestën studentore: Çështja është nëse shteti do ta zbatojë ligjin ose jo

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 23:35

Ademi për protestën studentore: Çështja është nëse shteti do ta zbatojë ligjin ose jo

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka deklaruar se protesta e studentëve për gjuhën shqipe është e drejtë ligjore dhe se përfaqësuesit e VLEN-it duhet të dalin me zgjidhje konkrete, e jo me arsyetime politike.

Në emisionin “Debat në Shenja”, Ademi komentoi edhe reagimet për mungesën e himnit shqiptar në kongresin e VLEN-it, duke theksuar se në kongreset e BDI-së himni kombëtar është respektuar gjithmonë.

“E keni parë se çdoherë kur Izet Mexhiti ka qenë në kongres të BDI-së i është ngritur në këmbë himnit kombëtar”, deklaroi Ademi.

Ai shtoi se edhe në kongresin e fundit të BDI-së është prezantuar një video-material për rrugëtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nga periudha para vitit 2001 deri te zgjedhja e kryeministrit shqiptar.

Sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Ademi akuzoi ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, se po tallet me përfaqësuesit shqiptarë në qeveri.

Sipas tij, ideja për ta zgjidhur problemin me një ligj të ri nënkupton “me ia bërë varrin Ligjit për gjuhën shqipe”.

Ademi tha se ligji ekzistues garanton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, por problemi mbetet moszbatimi në praktikë.

“Deri sot nuk është mbajtur në gjuhën shqipe provimi i jurisprudencës. Por a do të thotë kjo se kur asnjëherë të mos mbahet kur ligji e garanton?”, tha ai.

Ai përmendi edhe fusha të tjera ku, sipas tij, gjuha shqipe ende nuk zbatohet siç duhet, përfshirë shkresat e noterëve, avokatëve, përmbaruesve dhe dokumentacionin mjekësor.

“Çështja thelbësore është nëse studentët kanë të drejtë ligjore apo jo. Ligji për gjuhët ka formulime brilante që përcaktojnë se në të gjitha institucionet shtetërore gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”, deklaroi Arbër Ademi. Gazeta Flaka

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 23:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?