Takimi Mickoski–VLEN para protestës ngre më shumë pyetje se përgjigje

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 14:24

Takimi Mickoski–VLEN para protestës ngre më shumë pyetje se përgjigje

 orë para protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi takim pune me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku në fokus ishte çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të Jurisprudencës.

Sipas komunikatës së Qeverisë, institucionet “po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje” në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Por reagimet pas takimit kanë ngritur dilema të forta në opinionin publik: pse kërkohen “zgjidhje të reja”, kur Ligji për Përdorimin e Gjuhëve tashmë e garanton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe procedurat administrative?

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, reagoi duke theksuar se zgjidhja ekziston në Ligjin për Gjuhët, konkretisht në nenin 23, alineja 5, dhe se problemi nuk është mungesa e bazës ligjore, por mungesa e vullnetit për ta zbatuar atë.

“Nuk ka nevojë të kërkohet zgjidhje. Zgjidhja ekziston në Ligjin për Gjuhët. Duhet vetëm të implementohet”, deklaroi Osmani, duke akuzuar pushtetin për tentim të fragmentimit të përdorimit të gjuhës shqipe.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe analisti Sefer Selimi, i cili tha se “zgjidhjen e kanë në Ligj, mungon vullneti dhe takati politik”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve me moton “#MeStudentët”.

Takimi është komentuar gjerësisht edhe për mungesën e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, institucioni që lidhet drejtpërdrejt me problemin dhe që në opinion po shihet si një nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar.

Në komunikatën zyrtare nuk u dhanë detaje konkrete, afate apo vendim i qartë nëse studentët shqiptarë do ta kenë menjëherë të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Kjo ka forcuar bindjen te shumë qytetarë se çështja e gjuhës shqipe vazhdon të trajtohet si temë për menaxhim politik, e jo si e drejtë themelore e garantuar me ligj. Gazeta Flaka

313
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 14:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
313
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?