Një autobus me studentë dhe qytetarë që ishte nisur nga Tirana drejt Shkupit për të marrë pjesë në protestën studentore, është ndaluar nga policia në afërsi të lagjes Dardani, në periferi të kryeqytetit, shkruan Flaka.
Sipas informacioneve nga terreni, autoritetet nuk kanë lejuar autobusin të vazhdojë hyrjen drejt qendrës së Shkupit, ndërsa udhëtarët kanë mbetur të bllokuar për një kohë në hyrje të qytetit.
Të pranishmit thonë se bëhet fjalë për studentë dhe mbështetës që po udhëtonin në mënyrë paqësore për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar lidhur me kërkesat për gjuhën shqipe dhe të drejtat e studentëve shqiptarë.
Deri tani nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare nga policia për arsyet e ndalimit të autobusit nga Tirana. Ngjarja ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë po e cilësojnë veprimin si presion dhe pengim të lëvizjes së lirë para protestës në Shkup. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
18 Maj, 2026 17:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.