Ademi: Policia dhunoi dhe mori peng studentin nga Tirana

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 22:38

Ademi: Policia dhunoi dhe mori peng studentin nga Tirana

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar situatën aktuale si një “shkërmoqje dhe masakrim total” të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Gjatë një interviste në “Përballë Lajmit” në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Ademi komentoi protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, duke deklaruar se Ministri i Drejtësisë po shkel ligjin me të dyja këmbët duke refuzuar zbatimin e gjuhës shqipe.

Përtej përplasjeve institucionale, sekretari i BDI-së hodhi dritë mbi një incident, duke përgënjeshtruar versionin zyrtar të autoriteteve rreth ndalimit të studentëve nga Shqipëria.

Sipas Ademit, studentët nuk u devijuan për të shmangur përplasjet me tifozët maqedonas, por u morën peng dhe u orientuan qëllimisht gabim nga policia për t’u penguar pjesëmarrja në protestë, ku madje njëri prej tyre u tërhoq zvarrë nga uniformat blu.

Arbër Ademi: Ka prej dy vitesh që në mënyrë aktive studentët e kërkojnë këtë të drejtë ligjore dhe këtu ka patur një kakofoni të qeverisë. Ata thoshin nuk kanë të drejtë ligjore studentët, dilnin të nesërmen dhe thoshin që studentët kanë të drejtë ligjore. Shikoni sot ministrin e Drejtësisë, se çfarë ka deklaruar, edhe pas atij takimi. Ai i ka nxjerrë zbuluar ka thënë “asnjëherë nuk do i lejoj me këtë Kushtetutë dhe me këtë kornizë ligjore zbatimin e gjuhës shqipe”, gjë që nuk ka të drejtë. Institucioni shtetëror, i quajtur inspektorat për zbatimin e gjuhëve, ka konstatuar që ky ministër po e shek. Ligjin me të dyja këmbët. Bëjnë sikur nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë, bëhen të shurdhën ndaj kërkesave të studentëve. Nuk është provimi i jurispudencës në pyetje.  Studentët sot nuk po kërkojnë vetëm provimin e jurisprudencës, ajo, ajo çështje ju takon me ligj, por ata janë çuar në këmbë edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilën ata e cilësojnë si gjykatë politike të Maqedonisë. Ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut është shkërmoqje, masakrim dhe shfuqizim total i marrëveshjes paqësore të Ohrit.

Besard Jacaj: Sa u takon studentëve të parë që janë ndaluar Mexhiti tha që ka qenë vetëm një autobus me 20 studentë, të cilët nuk u ndaluan, sepse nuk do të lejoheshin tek protesta thjesht u shmang një përplasje me disa tifozë të një skuadre maqedonase.

Arbër Ademi: Nuk është e vërtetë! Studentët shqiptarë nga Shqipëria na kanë kontaktuar ne dhe na kanë dërguar lokacionin. Ajo ishte krejtësisht në një qytet tjetër, larg Shkupit. Ata po i orientonin gabim, kanë qenë vetëm 2 kilometra larg vendit ku duhet të mbahej protesta. Me qëllim e kanë bërë. Studentët e Shqipërisë do ua thonë vetë qëndrimin e  tyre, e kanë tërhequr zvarrë njërin prej tyre, vetëm sepse u ka kërkuar që të ndalojnë dhe të mos i dërgojnë në atë destinacion. Janë marrë peng nga policia vetëm e vetëm, që të mos arrijnë në destinacionin e duhur.

335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 22:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?