Peticioni masiv me 2,950 nënshkrime: kërkohet transparencë për të ardhmen e ambasadorit Meidani

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2026 01:31

Peticioni masiv me 2,950 nënshkrime: kërkohet transparencë për të ardhmen e ambasadorit Meidani

Peticioni, i hapur nga gazetari Furkan Saliu, (Deri në ora 01:12 pasmesnate – 20.05.2026) – ka mbledhur rreth 2,950 nënshkrime nga qytetarë shqiptarë në Maqedonia e Veriut, duke u adresuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këtë peticion, nënshkruesit shprehin shqetësim për informacionet mbi një largim të mundshëm të ambasadorit Denion Meidani, duke theksuar se gjatë mandatit të tij është vërejtur një prani më e afërt dhe më aktive e diplomacisë shqiptare me komunitetin shqiptar në vend. Sipas tyre, kjo qasje ka ndikuar në rritjen e komunikimit me qytetarët dhe në adresimin më të drejtpërdrejtë të shqetësimeve të tyre.

Nënshkruesit e peticionit kërkojnë transparencë për çdo vendim të mundshëm lidhur me statusin e ambasadorit, si dhe ruajtjen e një përfaqësimi diplomatik aktiv që, sipas tyre, duhet të vazhdojë të jetë në funksion të mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata gjithashtu vlerësojnë angazhimin e deritanishëm të ambasadorit Meidani, duke e konsideruar atë si një figurë që ka forcuar lidhjen mes komunitetit shqiptar dhe shtetit shqiptar.

Në fund të peticionit theksohet se shqiptarët në rajon meritojnë përfaqësim diplomatik që i dëgjon, i mbështet dhe i përfaqëson në mënyrë aktive në raport me institucionet shtetërore dhe proceset politike në vend. Gazeta Flaka

380
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2026 01:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
380
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?