Dy peticione, mijëra firma dhe një mesazh i qartë nga shqiptarët në RMV: Mos e largoni ambasadorin Meidani

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2026 19:41

Dy peticione, mijëra firma dhe një mesazh i qartë nga shqiptarët në RMV: Mos e largoni ambasadorin Meidani

Studentë, qytetarë dhe aktivistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dorëzuar këtë të premte një peticion në Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani.

Sipas gazetarit të “Macedonia Press” dhe njërit prej nismëtarëve të peticionit, Nevrij Ademi, vetëm në peticionin fizik janë mbledhur rreth 2 mijë firma, ndërsa disa ditë më parë ishte dorëzuar edhe një peticion online me mbi 3 mijë nënshkrime në mbështetje të ambasadorit.

Nismëtarët kanë kërkuar edhe takim me ministrin Igli Hasani, por sipas kabinetit të ministrisë ai ndodhej në një vizitë zyrtare.

“Kur studentët shqiptarë janë ngritur në këmbë për të drejtat e tyre, largimi i një ambasadori që ka qenë pranë tyre shihet si goditje direkte”, deklaroi Ademi për Top Channel.

Ai shtoi gjithashtu se ambasadori Denion Meidani nuk ka qenë në dijeni për organizimin e peticionit dhe se për këtë ka mësuar vetëm përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ende nuk ka një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë për zhvillimin e provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Gazeta Flaka

453
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2026 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
453
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?