Ahmeti pas takimit me kongresistin amerikan: Duhet respektim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2026 22:22 Përditësuar

Ahmeti pas takimit me kongresistin amerikan: Duhet respektim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në Maqedonia e Veriut, Marrëveshja e Ohrit dhe karakteri multietnik i shtetit.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të rëndësishëm me Congressman Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për “sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit dhe për nevojën e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit”.

Ahmeti theksoi gjithashtu rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në vend.

“Shpreha mirënjohjen për rolin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe për interesimin e vazhdueshëm amerikan për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të rajonit”, u shpreh Ahmeti. Gazeta Flaka

80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2026 22:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?