Alarm në Shkup, qytetari gjen një foshnjë të braktisur në park

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 17:32

Alarm në Shkup, qytetari gjen një foshnjë të braktisur në park

Një banor i Shkupit mbrëmë ka raportuar në polici se në një stol në Shkup ka gjetur një foshnjë rreth 7-8 muajshe, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

“Natën e kaluar, në ora 19:30, në SPB – Shkup, A.S. raportoi se në një park në zonën e Shuto Orizarit kishte gjetur një foshnjë të braktisur, rreth shtatë deri në tetë muajshe. Zyrtarët policorë të SPB – Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa një ekip i Ndihmës së Shpejtë e transportoi foshnjën në Kompleksin Klinik ‘Nënë Tereza’, ku iu bë një kontroll mjekësor dhe u konstatua se foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime të dukshme”, njoftoi MPB.

Sipas raportit policor, disa persona janë thirrur për bisedë në stacionin policor.

“Pas masave të ndërmarra, në njësinë policore të Shuto Orizarit për bisedë janë thirrur M.M. (49), I.M. (54) dhe Sh.M. (32), të gjithë nga Shkupi. Ata sqaruan se Sh.M. ishte takuar në zonën e Qendrës me S.N., e cila ia kishte lënë fëmijën për t’ia ruajtur. Pasi S.N. nuk ishte kthyer më, Sh.M. së bashku me foshnjën kishte shkuar në lagjen Shuto Orizari dhe e kishte lënë fëmijën në park”, thonë nga MPB.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. Nga MPB shtuan se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 17:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut