Rooney për Mbappen: Është lojtari më i afërt me Ronaldon Nazário
Legjenda angleze Wayne Rooney ka vlerësuar maksimalisht yllin francez Kylian Mbappé, duke e krahasuar atë me një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit, Ronaldo Nazário.
Në një deklaratë të fundit, Rooney tha se Mbappe është lojtari më i afërt me Ronaldon brazilian që bota e futbollit ka parë në vitet e fundit, duke theksuar se francezi shpeshherë nuk vlerësohet sa duhet.
“Jemi në rrezik që të mos e vlerësojmë mjaftueshëm tani dhe më vonë të kthehemi pas duke thënë: ‘Kam jetuar në brezin e tij, pse nuk e shijova më shumë?’”, deklaroi Rooney.
Ish-sulmuesi i Anglisë kritikoi tendencën e tifozëve dhe opinionit publik për t’u fokusuar te mangësitë e lojtarëve, në vend që të vlerësojnë madhështinë e tyre.
“Sot njerëzit kërkojnë gjithmonë anën negative. Në vend që të themi ‘shijojeni këtë talent të rrallë’, përqendrohemi te ajo që nuk ka bërë ende. Mbappe është një talent gjeneracional dhe mund të mos shohim më një futbollist si ai për shumë kohë”, shtoi Rooney.
Deklaratat e tij kanë hapur debat mes tifozëve të futbollit, me shumë prej tyre që pajtohen se Mbappe tashmë ka hyrë në mesin e lojtarëve më të mëdhenj të epokës moderne.
Flaka












