Real Madrid po monitoron me kujdes zhvillimin e talentit të ri Yan Diomandé gjatë paraqitjeve të tij në Kupën e Botës, teksa interesimi i klubit madrilen për futbollistin duket gjithnjë e më serioz.
Sipas raportimeve të medias spanjolle Marca, drejtori i njohur i Real Madridit, Juni Calafat, ishte i pranishëm në Filadelfia për të ndjekur nga afër performancën e lojtarit.
Burimet bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit janë impresionuar nga progresi i shpejtë që Diomandé ka treguar që nga transferimi i tij te RB Leipzig. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por Real Madridi mbetet një nga ekipet që po e vëzhgon nga afër.
Klubi spanjoll vazhdon strategjinë e tij të investimit te talentet e rinj me potencial të madh, një model që ka rezultuar i suksesshëm vitet e fundit me afrimet e lojtarëve të rinj që më pas janë shndërruar në yje të futbollit botëror.
Për momentin nuk ka negociata zyrtare mes palëve, por interesimi i Real Madridit është një sinjal i qartë se Diomandé po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në arenën ndërkombëtare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Qershor, 2026 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.