Barcelona përgatit ofertë prej 130 milionë eurosh për Julián Álvarezin, por nuk nxiton me lëvizjen
Barcelona vazhdon të punojë në prapaskenë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julián Álvarez, me drejtuesit katalanas që po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një oferte prej rreth 130 milionë eurosh për yllin e Atlético Madridit.
Sipas raportimeve të fundit, klubi katalanas nuk ka ndërmend të paguajë shumën prej 150 milionë eurosh që është përmendur në media, ndërsa për momentin nuk pritet të dërgohet një ofertë zyrtare.
Barcelona e konsideron shumë të rëndësishme qëndrimin e Álvarezit dhe e sheh atë si një sinjal të qartë të dëshirës së lojtarit për t’u transferuar në “Camp Nou”. Gjithashtu, heshtja e klubit në javët e fundit pas deklaratave dhe reagimeve të Atlético Madridit ka qenë pjesë e strategjisë së planifikuar nga drejtuesit blaugrana.
Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se Barcelona dëshiron të zgjedhë momentin e duhur për të bërë lëvizjen vendimtare, duke shmangur çdo ndikim te lojtari gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.
Megjithëse negociatat nuk kanë hyrë ende në fazën përfundimtare, emri i Julián Álvarezit mbetet një nga prioritetet kryesore të merkatos së Barcelonës për forcimin e repartit ofensiv.
Flaka












