Raphinha emocionon tifozët: Do të luftoj çdo ditë për Brazilin
Ylli i Brazilit dhe i FC Barcelona, Raphinha, ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet për momentin te klubi katalanas, duke zgjedhur të qëndrojë me përfaqësuesen braziliane për të vazhduar procesin e rikuperimit.
Sulmuesi brazilian ka ndarë një mesazh emocionues, ku shprehu dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe fanellën e kombëtares së Brazilit.
“E dua futbollin, e dua atë që bëj dhe e dua fanellën e Kombëtares së Brazilit. Jam i dashuruar me Seleçaon dhe me vendin tim”, deklaroi Raphinha.
Ai theksoi se do të vazhdojë të punojë maksimalisht për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke mos e fshehur dëshirën për të qenë pranë shokëve të skuadrës në këtë periudhë të rëndësishme.
“Do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të jem pranë bashkëlojtarëve të mi, të luftoj për objektivat tona dhe të vazhdoj të jap maksimumin për të nderuar këtë fanellë dhe për t’u sjellë gëzim tifozëve brazilian”, u shpreh ai.
Vendimi i Raphinhas tregon përkushtimin e tij ndaj kombëtares dhe dëshirën për të kontribuar në objektivat e Brazilit, ndërsa tifozët presin me padurim rikthimin e tij në aksion.
Flaka












