Deklaratë surprizuese nga Haaland para përballjes me Francën
Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit, duke e cilësuar Francën si favoriten kryesore për të fituar Kupën e Botës 2026.
Pas paraqitjes së tij të shkëlqyer me dy gola në ndeshjen e fundit, Haaland u pyet për sfidën e ardhshme të Norvegjisë kundër Francës. Megjithatë, përgjigjja e tij surprizoi shumë tifozë dhe analistë.
“Nuk më intereson shumë ajo ndeshje. Ata ndoshta do të na mposhtin dhe me shumë mundësi do ta fitojnë të gjithë turneun”, u shpreh sulmuesi norvegjez.
Deklarata e Haaland konsiderohet një vlerësim i madh për forcën e Francës, e cila ka nisur në mënyrë mbresëlënëse aventurën e saj në Botëror dhe konsiderohet nga shumë ekspertë si një nga pretendentet kryesore për trofeun.
Ndërkohë, Norvegjia do të tentojë të befasojë në përballjen e fundit të grupit, por fjalët e Haaland tregojnë respektin e madh që skuadra nordike ka për cilësinë dhe potencialin e francezëve.
Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i sulmuesit të famshëm do të realizohet, por një gjë është e sigurt: deklarata e tij ka ndezur diskutime të shumta në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Francës dhe Norvegjisë.
Flaka












