Liverpool futet në garë për Fran García, Mourinho nuk e sheh në planet e Real Madridit
Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fran García, mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, ndërsa interesimi për shërbimet e tij vazhdon të rritet në disa kampionate evropiane.
Sipas gazetarit spanjoll Angel Garcia, trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, pritet të tentojë transferimin e lojtarit, me të cilin ka bashkëpunuar më parë dhe i ka dhënë mundësinë e parë për të luajtur në La Liga.
Garcia ka deklaruar se personat pranë situatës janë të bindur se Iraola do të bëjë përpjekje serioze për ta afruar Fran Garcían në skuadrën e tij. Ai shtoi gjithashtu se lojtari pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi nuk konsiderohet pjesë e planeve të trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ardhshëm.
Përveç interesimit nga Anglia, disa klube në Spanjë dhe Itali po monitorojnë situatën e mbrojtësit. Mes tyre spikat Real Betis, i cili sipas raportimeve është shumë i interesuar për transferimin e tij.
Në rast se Liverpool vendos të hyjë zyrtarisht në garë për lojtarin, Real Madridi mund të kërkojë një shumë mes 6 dhe 10 milionë euro për kartonin e tij.
Flaka
















