Adeyemi prezantohet te Barcelona: “Hansi Flick është arsyeja pse jam këtu”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2026 19:20

Adeyemi prezantohet te Barcelona: “Hansi Flick është arsyeja pse jam këtu”

Karim Adeyemi është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Barcelonës, duke dhënë edhe deklaratat e para si lojtar i klubit katalanas. Sulmuesi gjerman nuk e fshehu entuziazmin për aventurën e re, ndërsa theksoi se trajneri Hansi Flick ishte faktori kryesor që e bindi të transferohej në “Camp Nou”.

“Hansi Flick është arsyeja kryesore pse jam këtu. Kam folur shumë me të dhe që nga momenti i parë kam pasur besim të madh tek ai”, deklaroi Adeyemi gjatë prezantimit.

24-vjeçari shtoi se është i gatshëm të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv për të ndihmuar ekipin.

“Jam shumë i lumtur të ndihmoj në çdo pozicion në sulm. Dua të kontribuoj për arritjen e objektivave të klubit. E dimë se Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme, por çdo ndeshje ka peshën e saj”, u shpreh ai.

Me ardhjen e Adeyemit, Barcelona forcon ndjeshëm repartin ofensiv, ndërsa Hansi Flick fiton një futbollist me shpejtësi, teknikë dhe fleksibilitet, që pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2026 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?