Një situatë e tensionuar raportohet të ketë ndodhur mes Frenkie de Jong dhe trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick. Sipas gazetarit Gerard Romero, mesfushori holandez kishte marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor për të luajtur në ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madridit, por vendosi të mos rrezikonte dhe refuzoi të ishte titullar.
Ky vendim thuhet se ka irrituar dhe zhgënjyer trajnerin gjerman, i cili nuk ka qenë i kënaqur me situatën e krijuar. Flick besohet se ka mbetur i pakënaqur me qëndrimin e De Jong, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij në klub.
Sipas raportimeve, ekziston dyshimi se mesfushori mund të jetë duke kërkuar më shumë kohë për të përcaktuar saktësisht kohëzgjatjen e mungesës së tij, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen.
De Jong thuhet se e di se marrëdhënia me Flick nuk është më në nivelin e mëparshëm dhe situata mund të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen te Barcelona, në një kohë kur merkatoja mund të sjellë zhvillime të reja.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Korrik, 2026 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.