Krizë në futbollin botëror, UEFA, Concacaf dhe AFC kërkojnë rishikim të pavarur ndaj FIFA-s
UEFA, Concacaf dhe AFC kanë dërguar një letër të përbashkët drejtuar FIFA-s, të nënshkruar nga Aleksander Čeferin, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa dhe Victor Montagliani.
Në letër kërkohet një rishikim i pavarur lidhur me FIFA Forward Enterprise, ndërsa konfederatat shprehin shqetësime të forta për mënyrën e funksionimit të organizatës.
Sipas raportimeve, në letër thuhet se “besimi është thyer përmes mashtrimit, kur një individ e vendos veten mbi kolektivin”.
Burime të cituara nga raportimet bëjnë të ditur se tre konfederatat duan që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të japë dorëheqjen dhe po i japin mundësinë që ta bëjë këtë në mënyrë të qetë, duke mos kandiduar në zgjedhjet e marsit.
Ndërkohë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë, përfshirë edhe mundësinë e bojkotimit të garave të FIFA-s.
UEFA, Concacaf dhe AFC kanë nisur gjithashtu diskutime paraprake për mundësinë e organizimit të garave të përbashkëta mes tyre, në mënyrë që lojtarët të vazhdojnë të kenë mundësi të garojnë derisa të gjendet një zgjidhje për krizën.
Zhvillimet e mëtejshme pritet të përcaktojnë nëse përplasja mes konfederatave dhe FIFA-s do të përshkallëzohet.
Flaka












