Atlético Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e Cristian “Cuti” Romero nga Tottenham. Mbrojtësi argjentinas pritet t’i bashkohet klubit madrilen për një paketë prej 40 milionë eurosh, me bonuset e përfshira në marrëveshje.
Romero ka dhënë tashmë “PO”-në e tij për projektin e Atlético Madridit dhe transferimi tashmë duket se është në fazën finale. Mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të firmosë kontratën me klubin e ri.
Cristian Romero ishte një nga objektivat e preferuar të Diego Simeones, i cili e shihte argjentinasin si një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv.
Me këtë transferim, Atlético Madrid do të siguroj një qendërmbrojtës me eksperiencë të madhe në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe ndërkombëtar.
Nëse gjithçka përfundon sipas planit, Romero do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në La Liga, këtë herë nën drejtimin e Simeones.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2026 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.