Enzo Maresca ka shtuar më tej spekulimet rreth të ardhmes së Rodrit, në një moment kur mesfushori i Manchester Cityt lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona.
Trajneri i City-t u pyet për situatën dhe la të hapur mundësinë e ndryshimeve gjatë merkatos.
“Afati kalimtar është i hapur… mund të blejmë lojtarë, mund të shesim, gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Maresca.
Ai gjithashtu foli për takimin me Rodrin, duke zbuluar se kishte biseduar me mesfushorin spanjoll.
“E pashë Rodrin. E përqafova fort. Ai duket mirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë!”, u shpreh Maresca.
Deklaratat e trajnerit kanë rikthyer në qendër të vëmendjes të ardhmen e Rodrit, i cili është përmendur si një nga objektivat e mundshëm të Barcelonës për mesfushën.
Mbetet për t’u parë nëse katalanasit do të bëjnë një lëvizje konkrete për yllin spanjoll në ditët në vijim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Gusht, 2026 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.